Taksisti shqiptar në Gjermani merr shpërblimin, por jo nga Neueri

Taksisti shqiptar në Gjermani, Hazir Stublla, më në fund është i kënaqur. Qe tri ditë, Stublla u bë lajm në Gjermani e më tej, pasi u shpreh se portieri gjerman, Manuel Neuer, është dorështrënguar. Për mediat gjermane, Stublla kishte deklaruar se kishte udhëtuar mbi 100 kilometra disa javë më parë për t’ia dërguar Neuerit kuletën që e kishte harruar në taksi. Gjermani si shpërblim ia dha një fanellë, por kjo s’e la të kënaqur Stubllën.

Megjithatë, shpërblimi i kërkuar nga Stublla erdhi të shtunën, pasi rrëfimi i tij bëri bujë. Këtu ndërhyri legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus.

Siç shkruan “Bild”, Matthaus ia ka dhënë 1000 euro taksistit shqiptar duke ia blerë fanellën e Neuerit.

“E di nga përvoja se çka është të të humbë kuleta. Problemet vijnë më vonë. E mirëkuptoj përkushtimin e Hazirit për ta shpëtuar nga telashet Manuelin”, ka thënë Matthaus për “Bildin”.

Ndërkaq taksisti Stublla është shprehur se Lotharin e ka dashur gjithmonë si lojtar, por se tani legjenda gjermane është bërë heroi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close