Matthijs de Ligt është tashmë një lojtar i ri i Bayernit. Në vetëm 22 vjeç, qendërmbrojtësi holandez fillon një fazë të re në “Allianz Arena”, pas përvojës së tij te Ajax dhe kohës së tij te Juventus, skuadra e fundit e madhe në të cilën ai luajti.

Largimi i tij nga dhomat e zhveshjes së bardhezinjve nuk u ka pëlqyer shumë disa lojtarëve, njëri prej tyre ish-shoku i tij në mbrojtje Leonardo Bonuccit, i cili nuk u përmbajt për t’i dërguar një mesazh De Ligt, për largimin e tij nga skuadra italiane.
“I befasuar nga largimi i De Ligt? Jo, sepse disa nga deklaratat e tij e bënë të qartë se ai nuk donte të qëndronte te Juventusi. Por unë mendoj, se baza e gjithçkaje është respekti për grupin me të cilin ai ka qenë prej tre vitesh dhe e ka ndihmuar atë të rritet dhe për atë që klubi ka investuar tek ai. I uroj gjithë të mirat, por disa nga gjërat që tha gjatë largimit nuk ishin shumë të bukura. Ne folëm për këtë pas pushimeve dhe ai e kuptoi. Bayerni është një klub i madh, por jo domosdoshmërisht je i destinuar të fitosh në një skuadër të lartë”,- ka thënë qendërmbrojtësi italian, siç u raportua nga “Gazzeta dello Sport”.
Edhe pse Bonucci e pranoi se Bayerni është një klub i madh europian dhe një destinacion i mirë, qendërmbrojtësi italian e di se kjo nuk do të thotë se “ai është i destinuar të fitojë” dhe se “baza e gjithçkaje është respekti për grupin”, në lidhje me investimet dhe kohën që ‘Zonja e Vjetër’ i ka kushtuar rritjes së mbrojtësit holandez, i cili mbërriti në Itali për 75 milionë euro në 2019 dhe shkon në Gjermani për 70 milionë në këtë merkato verore.



