Takimi në selinë e TFF në Riva, Stamboll midis federatës dhe delegacioneve të klubit konfirmoi se kampionati do të rifillojë muajin tjetër.

Për më tepër, mocioni për të pezulluar rënien këtë sezon i cili u paraqit nga shtatë klube u refuzua me një vendim të mazhorancës, përcjell lajmi.net.
Tri klube do të bien si zakonisht në fund të sezonit 2019/20.
TFF do të informojë UEFA-n për vendimin e tyre sot.
Futbolli turk është pezulluar që nga 19 marsi për shkak të koronavirusit. /Lajmi.net/

