Ligat nacionale në gjithë Evropën po përgatisin planet e tyre për t’u rikthyer në fushat e blerta.

Bundesliga pritet të rikthehet më 9 maj, kurse Italia më vonë gjatë majit. Planin për rikthim ka zbuluar edhe Polonia, që gjithashtu rifillon në maj.
Superliga e Polonisë ‘Ekstraklasa’ pritet të rifillojë në fund të majit, pasi plani i PZPN është aprovuar nga qeveria polake, transmeton lajmi.net.
Presidenti i bordit të Ekstraklasa, Marcin Animucki, ka thënë se ata duhet të rifillojnë lojërat më 29 maj.
Në Ekstraklasa aktivizohet edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj, i cili luan me skuadrën e Cracovia. /Lajmi.net/

