Suedia refuzon të luajë kundër Rusisë në play-off e Kupës së Botës

Shteti i Rusisë po përballet me sanksione të mëdha pas agresionit që nisi ndaj Ukrainës dhe njësoj po e pëson edhe në sferën e sportit.

Kombëtarja e Suedisë në futboll është e fundit që është deklaruar se nuk do të luajë kundër Rusisë, në kualifikueset për Kupën e Botës, faza ‘Play Off’.

Njoftim të ngjashëm kishte dhënë edhe federata polake e futbollit, duke përjashtuar mundësinë që të përballen me Rusinë.

UEFA ndërkohë ka njoftuar se finalja e CL do të zhvendoset nga St.Petersburgu në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close