Portieri i Polonisë, Szczesny: Unë refuzoj të dëgjoj himnin kombëtar të Rusisë

Rusia do të përballej me Poloninë në play-off kualifikues të Kupës së Botës më 24 mars, por presidenti i Federatës polake ka konfirmuar se ata nuk kanë ndërmend të marrin pjesë në atë ndeshje për shkak të situatës së luftës.

Lidhur me ngjarjen që po ndodhë në Ukrainë, foli edhe Szczesny. Ai tha se refuzon të dëgjojë himnin e Rusisë pas asaj se çfarë ata po bëjnë në Ukrainë.

“Unë refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlera dhe parime të Rusisë. Refuzoj të qëndroj në fushë, duke veshur ngjyrat e vendit tim dhe të dëgjon himnin kombëtar të Rusisë. Refuzoj të marr pjesë në një event sportiv që legjitimon aksionet e qeverisë ruse”, tha Szczesny.

“Gruaja ime është e lindur në Ukrainë, ka gjak ukrainas në trupin e djalit tim. Një pjesë e familjes sonë është në Ukrainë dhe shumë punonjës të mi janë ukrainas dhe të gjitha janë njerëz të shkëlqyer”, ishin fjalët e portierit polak, të përcjella përmes Instagram.

Ai gjithashtu i bëri thirrje FIFA-s dhe UEFA-s të ndërmarrin vendime ndaj Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close