Struga Trim Lum dhe futbollistët e saj kanë filluar përgatitjet për rifillimin e kampionatit. Pasi sot Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut mori vendimin për ta vazhduar sezonin e mbetur në gjysmë për shkak koronavirusit, te ekipi strugan kanë nisur të përgatiten për të njejtin.

Struga do të nis me stërvitje nga dita e nesërme, ndërsa para nisjes së përgatitjeve, ekipi strugan ka dezinfektuar terrenin, pankinën e zhveshtoret.

