Struga merr përforcim të fortë, Stefan Spirovski firmos me kampionët 

Struga Trim Lum po vazhdon të punojë në merkato, duke e përforcuar skuadrën për në garat europiane të Ligës së Kampionëve që e presin këtë verë. Përveç emrave me peshë si Bunjamin Shabani e Besart Ibraimi që arritën ti mbajnë në skuadër, kampionët në fuqi kanë marrë edhe disa përforcime të reja dhe emra të njohur në futbollin vendor. 

I fundit që i bashkohet Strugës, është Stefan Spirovski. Ky i fundit është emër i njohur për futbollin vendor, ku numëron 55 paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë si dhe ka qenë pjesë e Kampionatit Europian në vitin 2021. 

Spirovski te Struga vjen nga skuadra e Etnikos e Qipros dhe ka firmosur kontratë dy vjeçare. Ai në futbollin vendor për herë të fundit ka luajtur në vitin 2017 kur ishte pjesë e Vardarit, përderisa më herët ka qenë pjesë edhe e Pelisterit dhe Rabotniçkit. 

Stefan Spirovski gjithashtu gjatë karrierës së tij ka pasur eksperienca edhe në kampionate të ndryshme si Hungaria, Ukraina, Armenia, Bullgaria e Serbia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close