Ylli i Manchester City ka zhvilluar disa ndeshje kundër gjashtë herë fituesit të Topit të Artë në Ligën e Kampionëve, por nuk ka arritur të marrë fanellën e tij.

Me Messin që po shkon drejt fundit të karrierës, reprezentuesi anglez është i dëshpëruar që nuk ka shkëmbyer fanellën me yllin e Barcelonës.
“Ka vetëm një që unë dua me të vërtetë, dhe ajo është fanella e Lionel Messit”, ka deklaruar Sterling, përcjell lajmi.net.
Sterling kurrë në karrierën e tij nuk ka kërkuar fanella të lojtarëve, dhe për herë të parë, thotë se e ka bërë kundër Neymar./Lajmi.net/

