Start perfekt për Boxclub Shkëndija No Limit në Ligën e Boksit!

Klubi tetovar nisi në mënyrën më të mirë të mundshme garat në Ligën Kombëtare të boksit amator në Shtip, duke regjistruar maksimumin e fitoreve, 4 ndeshje, 4 triumfe.

Boksieri debutues Elon Demir la përshtypje shumë të mirë me një paraqitje të fortë, ndërsa Enver Havziju dominoi plotësisht përballjen e tij. Ferid Arifi zhvilloi një duel cilësor dhe arriti fitore të merituar, pavarësisht avantazhit të kundërshtarit nga Shtipi që kishte mbështetjen e publikut vendas.

Mbrëmjen e vulosi Erion Seiti, i cili ndaj një rivali me përvojë triumfoi me KO në raundin e dytë, duke dhënë një sinjal të qartë për ambiciet e klubit këtë sezon.

Boxclub Shkëndija No Limit e nis kampionatin me hap kampioni dhe tashmë sytë janë drejt sfidës së radhës në xhiron e dytë në Delçevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close