Global Immobilien dhe familja Tairi fokus te talentet e rinj të KF Besa Global

Shkolla e futbollit e KF Besa Global vazhdon të jetë një nga shembujt e mirë të punës me moshat e reja në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës. Falë mbështetjes së vazhdueshme nga sponsori Global Immobilien, gjegjësisht familja Tairi, kjo shkollë futbolli po funksionon pa pengesa dhe me standarde gjithnjë e më të larta.

Edhe pse sezonin e kaluar u tërhoqën nga ekipi i parë i Besës së Dobërdollit, pas një historie të suksesshme me inkuadrimin në elitë, familja Tairi nuk e braktisi të ardhmen e klubit. Përkundrazi, ata zgjodhën të investojnë aty ku ndërtohet e ardhmja, te fëmijët dhe talentet e rinj.

Me një staf trajnerësh të përzgjedhur dhe të përkushtuar, shkolla po bën një punë cilësore në zhvillimin e futbollistëve të rinj, ndërsa në periudhën që vjen pritet që kjo punë të reflektohet edhe me rezultate konkrete.

Nga drejtuesit e shkollës vjen një mesazh mirënjohjeje për familjen Tairi, duke theksuar se përkrahja e tyre nuk është vetëm financiare, por një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve dhe në zhvillimin e sportit në komunitet.

Besa Global po ndërton me durim dhe vizion kampionët e së nesërmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close