Stadiumi më i veçantë në botë ndodhet në Spanjë, i ndërtuar mbi një ndërtesë

CD Mensajeros militon në kategorinë e tretë në Spanjë, në të cilën merr pjesë edhe skuadra e dytë e Realit të Madridit. Por e veçantë e këtij ekipi është stadiumi, përcjell lajmi.net.

Një ndërtesë gjigante është ngritur mes disa kodrave, ndërsa mbi të është krijuar edhe fusha e futbollit, me të gjitha parametrat e nevojshme për të zhvilluar një takim të këtij niveli.

Stadiumi “Santa Cruz”, përveç fushës me bar sintetik, ka edhe disa shkallë për tifozët në njërën anë edhe pse në numër të vogël.

Megjithatë pamja e ofruar është fantastike. /Lajmi.net/



Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close