Stadiumet e Brazilit ‘shndërrohen’ në spitale

Koronavirusi është problemi më i madh me të cilin njerëzimi po përballet aktualisht. Kjo pandemi po rrezikon të gjitha shtetet e botës.

Tashmë, në Brazil, disa stadiume futbolli janë kthyer në qendra spitalore, ku do të luftohet virusi.

Në Sao Paulo, qytetin me numrin më të madh të viktimave të Covid në Brazil, është njoftuar se 2 mijë shtretër të spitalit do të vendosen në stadiumin Pacaembu.

Edhe skuadra si Flamengo, Corinthians e Santos kanë ofruar stadiumet e tyre për autoritetet e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close