Wolfsburg, skuadra e parë evropiane që iu kthehet stërvitjeve

Në kohën kur të gjithë bëjnë thirrje për izolim, skuadra nga Bundesliga, Wolfsburg, ka vendosur të mos i dëgjojë këshillat.

Sot, faqja zyrtare e skuadrës gjermane ka njoftuar se të gjithë lojtarët e saj janë kthyer në stërvitje, por në kushte ‘speciale’, transmeton lajmi.net.

Lojtarët kanë punuar në grupe të ndara, me higjienë strikte, bëhet e ditur në njoftimin e skuadrës.

Në anën tjetër, Bundesliga prite të shtyjë përsëri datën për rifillimin e kampionatit. 2 prilli nuk do të jetë mjaftueshëm. Vendimi pritet brenda 48 orëve.

Vendimi i skuadrës së Wolfsburg vazhdon të shihet nga të gjithë si një vendim befasues. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close