Kalidou Koulibaly me shumë gjasë do të largohet nga Napoli, dhe skuadra italiane tashmë po mendon për një zëvendësues.

Është anëtari i Freiburg, Robin Koch, ai që është identifikuar si zëvendësues i Koulibaly, transmeton lajmi.net.
23 vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Napoli. Përgatitja e tij fizike është për çdo lëvdatë.
Koch mund të jetë partneri i Amir Rrahmanit gjatë edicionit të ardhshëm, nëse Napoli kompleton transferimin e gjermanit. /Lajmi.net/

