Stadiumi i Romës thuhet se mund të hapet në janar të vitin 2021, por gjithnjë duke respektuar distancën sociale.

Nëse dhe kur Serie A të rifillojë, gjë që pritet të ndodhë më 13 qershor, do të bëhet prapa dyerve të mbyllura, njësoj si La Liga, Bundesliga e Premierliga.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, planet janë tashmë duke u zhvilluar për të mirëpritur tifozët nga viti tjetër, ngadalë, por ndoshta edhe më parë, transmeton lajmi.net.
Kjo do të jetë e mundshme për stadiumet e mëdha si ‘Olimpico’, të cilët kanë kapacitet prej 70 mijë ulëseve, e që do të shfrytëzohen vetëm për 30 mijë ulëse.
Kështu synon të funksionojë edhe ‘Olimpico’, me gjysmën e kapacitetit, në mënyrë që tifozët e pranishëm të kenë distancën sociale. /Lajmi.net/

