Southgate flet për situatën e Sancho para merkatos – cila do të ishte lëvizja më e mirë për lojtarin?

Anëtari i kombëtares së Anglisë dhe skuadrës së Borussia Dortmund, Sancho, ka tërhequr vëmendje maksimale para merkatos së verës.

Gjigantët e Premierligës janë vënë në kërkim të shërbimeve të tij. Lidhur me këtë situatë ka komentuar edhe Gareth Southgate.

Selektori i kombëtares së Anglisë beson se qëndrimi i Sancho te Dortmund nuk do të kishte problem për kombëtaren, por kalimi në Premierligë do të hapte mundësi të reja.

“Nga një pikëpamje personale, për Anglinë, secila rrugë që zgjedh është pozitive. Ai do të luajë te Dortmund, do të shikohet nga stafi dhe do të japin mesazhin e qartë. Nuk ka humbje për ne nëse ai qëndron me Dortmund, por nëse e shohim në Premierligë, ajo sjell mundësi të reja që ta shohim atë në kushte të tjera dhe si adaptohet”, ka thënë Southgate, transmeton lajmi.net.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai të ketë minuta. Në moshën e tij, kjo është kryesorja për të. Çelësi është që ai të luajë rregullisht. Futbolli në Ligën e Kampionëve është një tjetër bonus për të, por edhe nevoja për të sfiduar Bayern Munich”, ka thënë mes tjerash selektori anglez.

Liverpool shihet si skuadra favorite për kartonin e lojtarit. Interesim ka edhe nga Man Utd e Chelsea. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close