Gjermania, Spanja dhe Italia do të japin futboll në të njëjtën ditë, për herë të parë pas disa muajsh suspendim të futbollit, suspendim ky që erdhi nga pandemia Covid-19.

Në kuadër të futbollit italian, sot do të kemi mundësi të shohim gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ndërmjet Juventus dhe Milan, shkruan lajmi.net.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave, pasi ndeshja e parë përfundonte me barazim 1:1.
Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 21:00, në ‘Allianz Stadium’. /Lajmi.net/

