Sonte Drita e nis aventurën në UEFA Conference League, kundërshtari i parë është nga Finlanda 

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drita FC sonte nis aventurën e saj në UEFA Conference League.

Ekipi kosovar luan ndaj Kuopion Palloseura-s nga Finlanda.

Kjo ndeshje zhvillohet në Finlandë në stadiumin “Tammelan” nga ora 18:45.

Drita shihet si jo favorit në këtë takim nga bastet ndërkombëtare. Madje nëse flasim për kuotat, skuadra kosovare ka kuotën 5.25, kurse ajo vendëse 1.62.

Skuadra e Zekirija Ramadanit është e gatshme të nisë me rezultat pozitiv aventurën në fazën e ligës në Conference.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close