Solskjaer lë të kuptohet se Smalling do të qëndrojë te Man Utd

Mbrojtësi i qendrës ka impresionuar gjatë huazimit te Roma, dhe ka pranuar se ka qenë i pakënaqur që i është kërkuar të largohet para përfundimit të sezonit në Ligën e Evropës.

Manchester United nuk ka pranuar që Smalling t’i vazhdohet qëndrimi në Itali, pas përfundimit të Serie A.

“Mendoj se Chris ka treguar gjatë kohës së tij te Manchester United se sa ai është i vlefshëm te Manchester Unuited”, ka deklaruar Solskjaer, përcjell lajmi.net.

“Ky sezon ishte për të që të jetë i rregullt, duke shkuar te Roma për të treguar se sa i mirë është si mbrojtës i qendrës. Unë doja t’i jepja mundësinë Harry Maguire, Victor Lindelof dhe ndoshta Axel Tuanzebe”.

“Ishte më e mira për të që të shkoi dhe të luajë një vit për Romën, dhe ka treguar se do të jetë i vlefshëm. Unë kam folur me Chris gjatë gjithë kohës. Jam i kënaqur me sezonin e tij”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close