Smalling u bashkua me Romën në një marrëveshje huazimi në gusht, pasi nuk ishte në planet e Ole Gunnar Solskjaer.

30-vjeçari që prej asaj kohe ka bërë 37 paraqitje për Giallorossi, duke shënuar tre gola, ndërsa i ndihmoi ata të përfundojnë të pestë në Serie A dhe të përparojnë në fazat e fundit të Ligës së Evropës, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi anglez duket të jetë i dëshpëruar që nuk arriti ta përmbyllë sezonin me ekipin e Romës, pas postimit të tij në rrjetet sociale.
Smalling u dërgoi një mesazh ndjekësve të tij në rrjet sociale, duke shkruar në Twitter: “Unë jam i dëshpëruar që nuk mund ta përfundoj atë që filluam këtë sezon”.
“Të provosh dashurinë e treguar për mua në një kohë kaq të shkurtër ishte ekstra e veçantë dhe nuk do të harrohetWW.
“Dua të falënderoj dhe uroj të gjithë lojtarët dhe stafin më të mirë kundër Sevilla. DAJE ROMA!”. /Lajmi.net/

