Skuadra nga Premierliga nis bisedimet me Coutinhon

Ylli brazilian sezonin 2019/21020 ishte i huazuar te Bayern Munich nga Barcelona.

‘Bavarezët’ ditë më parë konfirmuan se nuk kanë ndërmend ushtrimin e opsionit për të drejtën e blerjes, me lojtarin që duhet fillimisht të rikthehet në ‘Camp Nou’, para se të vendoset për të ardhmen e tij.

Interesimi nga Premierliga nuk mungon, teksa raportohet se Newcastle United edhe zyrtarisht ka filluar bisedimet me të, duke i shpjeguar projektin ambicioz, përcjell lajmi.net.

Newcastle United shumë shpejtë do të bëhet me pronarë të rinj, të cilët kanë përgatitur një plan të madh për të ardhmen e klubit, duke bërë investime marramendëse.

Nga Premierliga, të interesuara për Coutinhon janë edhe Chelsea dhe Manchester United./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close