Skuadra franceze kërkon 40 mln euro për Edon Zhegrovën

Skuadra e Lillës është duke kërkuar 40 milionë euro për ta liruar sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova. Zhegrova me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Ish-sulmuesi i Baselit, Zhegrova, kishte formë të mirë këtë edicion me skuadrën franceze.  Në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime. 

Por nga dhjetori Zhegrova është duke u përballur me një lëndim. Ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marsejës më 14 dhjetor. Ai nuk pritet të kthehet edhe disa javë. Për reprezentuesin e Kosovës kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane për ta transferuar në afatin kalimtar të verës. 

Prej skuadrave që po insistojnë në transferimin e Zhegrovës janë Napoli dhe Juventusi. Interesim kanë shprehur edhe Roma, Fulhami, Lajpcigu dhe Borusia Dortmundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close