Guardiola vazhdon t’i qajë mungesat: Liverpulli nuk kishte lëndime

Pep Guardiola ka komentuar për sfidën ne Liverpullit, duke theksuar se nuk është i sigurt se çfarë do të kishte ndodhur nëse të gjithë lojtarët e Man. Sitit do të ishin në dispozicion.

“Liverpulli është një ekip fantastik dhe janë të fortë në detaje. Ata nuk kanë pasur probleme me lëndimet, gjë që i ka bërë të jenë më të qëndrueshëm se ne këtë sezon. Kjo është realiteti dhe ne nuk mund të arrijmë gjithçka që duam gjatë gjithë kohës,” than ë fillim Guardiola.

Trajneri spanjoll vuri në dukje vështirësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, por shprehu kënaqësi me performancën e ekipit të tij ndaj Njukasëllit dhe në ndeshjet e fundit. Ai gjithashtu refuzoi të spekulonte se si do të ishin gjërat me praninë e Erling Hallandit, duke theksuar se do të ishte e padrejtë ndaj lojtarëve që luajtën dhe dhanë gjithçka.

“Me Erlingun, ne jemi një ekip më i mirë. Po kështu edhe me Rodri, Xhon Stouns, Manuel Akanxhi dhe shumë lojtarë të tjerë,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, taktikat e zgjuara të Arne Slotit në Liverpoull kanë ndihmuar skuadrën të shmangë lëndimet e rënda dhe të ruajë konsistencën e nevojshme për të konkurruar për titullin. Slot ka pasur sukses edhe në ballafaqimet me Man. Sitin këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close