Sipas medieve në Britani, Skocia do të përfundojë kampionatin, shkaku i problemeve të mëdha me koronavirusin.

Kjo do të thotë se Celtic do të shpallen sërish kampion të Skocisë, me Rangers që duhen të presin një tjetër sezon për të rikthyer lavdinë e humbur.
Deri te ky vendim, skocezët kanë ardhur pas njoftimit të UEFA-s, se nëse një vend nuk mund të përfundojë kampionatin, shtëpia evropiane e futbollit nuk do të insistojë në atë me çdo kusht.
Një gjë të tillë, sot pritet ta konfirmojë edhe Holanda, pasi qeveria atje ka ndaluar organizimet e mëdha deri më 1 shtator, që e bën të pamundur përfundimin e sezonit në fushat e blerta./Lajmi.net/

