Në ‘Camp Nou’, nuk ka aspak qetësi pas publikimit të lajmeve për dëshirën e Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona.

Ylli argjentinas, është jashtëzakonisht shumë i dëshpëruar me sezonin e fundit te Barcelona, dhe po kërkon të ndryshojë skuadër.
Për të bindur atë që të mbetet në ‘Camp Nou’, ka vendosur të ndërhyjë presidenti Josep Maria Bartomeu.
Bartomeu raportohet se ka ofruar dorëheqjen, për të ndikuar te Messit që të vazhdojë të mbetet pjesë e Barcelonës.
Me dorëheqjen e Bartomeut, Barcelona do të shkonte në zgjedhje të reja, për presidentin e klubit./Lajmi.net/

