Që nga e premtja deri më sot, klubet e Bundesligas kanë filluar të kryejnë testet e koronavirusit, para rikthimit në seancat stërvitore.

Klube si Werder Bremen i Milot Rashicës, Hoffenheim, Frankfurt, Koln, etj, kanë kryer fazat e para të testimeve, duke marrë rezultate pozitive.
Përjashtim bën skuadra e Koln, e cila kishte shënuar tre anëtarë të klubit me Covid-19, përfshirë dy lojtarë të skuadrës A, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, përkundër kësaj, lajmi i mirë nga Bundesliga është se deri më tani, 14 skuadra konfirmohen si të paprekura nga virusi.
Tri klube të Bundesliga nuk kanë pranuar të publikojnë rezultatet e testeve, duke lënë situatën të paqartësuar.
Përkundër testimeve, skuadrat gjermane pritet të fillojnë sot me stërvitjet, përfshirë skuadrën e Koln.
Reagime ka pasur edhe nga lojtarët lidhur me këtë plan, por duket se asgjë nuk ndalon drejt rikthimit te futbolli. /Lajmi.net/

