Trajneri argjentinas ka lënë të kuptohet se skuadra e tij do të ketë qasje të njëjtë, duke u mbrojtur mirë, për të ruajtur eprësinë 1:0 nga ndeshja e parë.

Me një mbrojtje të fortë dhe të mirë organizuar, Atletico bëri që Liverpool të mos mund të regjistronte asnjë goditje brenda portës së Jan Oblak.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë shumë lojën tonë, Liverpool e di saktësisht se si do të luajmë. Ata e dinë taktikën tonë dhe gjithçka tjetër. Unë mendoj se edhe ju e dini saktësisht se si do të luajmë”, ka deklaruar Simeone, përcjell lajmi.net.
“Loja kundër tyre kërkon që ne të jemi në nivelin më të lartë të mundshëm. Unë mendoj se mund t’i shkaktojmë shumë probleme për Liverpoolin. Ka një plan B, por nuk është e logjikshme për mua t’ju them planet e mia”./Lajmi.net/

