David Silva ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Real Sociedad, pavarësisht interesimit të Lazios. Skuadra italiane raportonte për një marrëveshje me mesfushorin spanjoll, i cili befasoi të gjithë me kalimin te Real Sociedad.

Pas shumë reagimeve, spanjolli ka vendosur të sqarojë pse zgjodhi Real Sociedad, para Lazios.
“Kam pasur një numër ofertash, por vendosa për Real Sociedad sepse i përshtatet karakteristikave të mia”, ka deklaruar Silva.
“Familja gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjen time. Vendimi i tyre ka qenë vendimtar”.

