Dyshja ishin pjesë e Portugalisë kur fituan Ligën e Kombeve.

Bernardo Silva ka thënë se bashkëvendësi i tij dëshiron të fitojë edhe më shumë, duke treguar se çka e bën atë special në këtë sport.
“Unë mendoj se ajo që e bën atë shumë të madh është mentaliteti i tij”, ka deklaruar Silva, përcjell lajmi.net.
“Ai është 35 vjeç dhe kanë kaluar më shumë se 15 vjet duke luajtur në nivelin më të lartë dhe ai nuk është lodhur. Ai gjithmonë dëshiron më shumë”.
“Ai dëshiron më shumë tituj të Ligës së Kampionëve, më shumë tituj me Portugalinë, më shumë tituj të ligës, më shumë trofe individual, ai dëshiron më shumë gola”.
“Kur një lojë ka ngecur dhe nuk e dini nëse do të fitoni, ju e dini që nëse i jepni topin atij, ai është djali që do të vendos, diçka e veçantë mund të kur ai ka topin”./Lajmi.net/

