Shqipëria ka arritur fitore në udhëtim ndaj Andorrës, shkruan lajmi.net.

“Kuq e zinjtë” provuan gjatë gjithë ndeshjes, dhe Andorra mbrohej mirë gjë që e bëri të vështirë depërtimin në fazën e fundit për Shqipërinë.
Pas disa tentativave të çuara dëm, Lenjani u tregua i saktë në min (41′) duke shënuar një gol të bukur.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Shqipërisë.
Në pjesën e dytë, dominimi i Shqipërisë vazhdoi, por duhet vlerësuar edhe mbrojtjen e Andorrës të cilët ishin efektivë.
Cikalleshi pati një rast nga goditja e dënimit në min (72′) por që topi qëlloi murin kundërshtar.
Shqipëria në fund doli triumfuese, rezultati përfundimtar, Andorra 0-1 Shqipëria.
Shqipëria qëndron në vendin e dytë pas Anglisë e cila ka mundur San Marinon me rezultat të thellë./Lajmi.net/
41′ GOL!! Zhbllokohet ndeshja, #ErmirLenjani brenda zonës gjuan saktë dhe e dërgon topin në rrjetë.
0-1
#Andora Albania pic.twitter.com/yCzO2F9gTt
— Kombëtarja Shqiptare
(@KombetarjaShqip) March 25, 2021


0-1 