Lajm i mirë për Shqipërinë, Rashford shkaku i lëndimit mungon për Anglinë në ndeshjet e marsit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford nuk do jetë pjesë e Kombëtares së Anglisë pas problemit me këmbë. Ky lëndim ka ndikuar që anglezi të mungojë edhe në humbjen ndaj Leicester Cityt.

Bukayo Saka dhe Kyle Walker gjithashtu do mungojnë për Anglinë në ndeshjen ndaj San Marinos, por do mbeten pjesë e kampit.

Mungesa e Rashford do ndikojë që trajneri Gareth Southgate të mos këtë shumë opsione në tri ndeshjet.

Ka gjithashtu shanse që Harry Kane gjithashtu të jetë në stol, ngase Southgate nuk dëshiron ta rrezikojë për Evropianin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close