Skuadra e Shkupit është transferuar në qytetin e Ohrit, në të cilin do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve verore. Ekspedita e përbërë nga 22 futbollistë dhe stafit teknik, në Ohër do të qëndrojë deri me 1 gusht, ndërsa gjatë kësaj faze përveç përgatitjeve bazike, Shkupi do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Nga tabori i skuadrës bardheblu kanë njoftuar se dueli i parë testues me 18 korrik nuk do të zhvillohet me Borecin, pasi këta të fundit kanë anuluar udhëtimin për në Ohër, ndërsa për këtë datë kundërshtarë kanë caktuar ekipin e Ohrit. Gjithashtu skuadra nga Çairi do të testohen edhe me Renovën dhe Struga Trim Lum.

