Shkupi në xhiron e dytë të eliminatoreve për Ligën e Konferencës do të përballet me Levskin e Bullgarisë.

UEFA ka përcaktuar vendet dhe kohën për këto dy ndeshje ndërmjet dy ekipeve. Përballja e parë do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” me 27 korrik, duke nisur nga ora 21:00. Ndërkohë takimi i dytë do të luhet në Sofje të Bullgarisë me 3 gusht, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin “Georgi Asparuhov”.

