Artan Iljazi: Jemi të fokusuar te Levski, shpresojmë në rezultat pozitiv 

Shkupi eliminoi Hegelmanin e Lituanisë dhe në raundin e dytë kualifkues të Ligës së Konferenës do të përballet me Levskin e Sofjes.

Portieri i kësaj skuadre, Artan Iljazi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se kalimi tutje është një gjë shumë e madhe dhe do të tentojnë që edhe ndaj Levskit ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Normalisht nuk ishte një ndeshje e lehtë ndaj klubit të Hegelmannit, por për fat të mirë e kaluam me sukses. Tani jemi të fokusuar sa më shumë për ndeshjen e radhës kundër Levskit, do ta analizojmë mirë kundërshtarin dhe do të përgatitemi maksimalisht deri tek ndeshja. Shpresojmë tek rezultati pozitiv“, tha Iljazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close