Shkupi me një mungesë ndaj Dinamo Zagrebit

Shkupi dhe Dinamo Zagrebi do të përballen nesër në një ndeshje të raundit të dytë eliminatorë për Ligën e Kampionëve. Një ditë para kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Goce Sedlloski ka konfirmuar se do të ketë një mungesë të rëndësishme për këtë ndeshje. Ai do të mungojë është sulmuesi Danfa. Ky i fundit është ankuar në dëmtim në stërvitje dhe nuk do të mund të ndihmojë ekipin në përballjen me Dinamon. Gjithsesi udhëheqësi i kampionëve të vendit ka thënë se do të gjejë zëvendësuesin adekuat për Danfan për të plotësuar formacionin anti-Dinamo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close