Shkëndija e merr sulmuesin e Brerës, firmos me Fahd Nzengue

Shkëndija vazhdon të jetë aktive në merkato dhe mesditën e sotme ka prezantuar përforcimin e dytë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Fahd Nzengue, i cili pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore është prezantuar nga kuqezinjtë. 25 vjeçari është emër i njohur për futbollin vendor, pasi te Shkëndija vjen nga tabori i Brerës së Strumicës.

Nzengue me Shkëndijën ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë. Sulmuesi nga Gaboni në gjysmësezonin vjeshtor me Brerën shënoi 8 gola dhe dy asiste në 16-të ndeshje në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Në sezonin paraprak kishte efekt prej 6 golave në 14-të ndeshje me Brerën. Ai gjithashtu numëron 3 paraqitje me përfaqësuesen e Gabonit, ndërsa te Shkëndija kalon si një armë shtesë për pjesën ofenzive të skuadrës kuqezi.

Ky është transferimi i dytë i Shkëndijës, pas Drilon Islamit që u prezantua disa ditë më parë./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close