Sherri në karantinë, boksieri ‘masakron’ me thikë të dashurën

Mediat lokale turke deklarojnë se 26-vjeçari u arrestua të dielën në qytetin Muglu në provincën jug-perëndimore turke me të njëjtin emër.

Kemaloglu thuhet se ka thirrur një ambulancë në shtëpinë e tij pasi e dashura Zeynep Senpinar, 25 vjeç, ishte qëlluar me thikë në gjoks.

Ngjarja ndodhi pas një debati në banesën që çifti kishte gjatë kohës që po kalonin bashkë karantinën.

Mjekët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk arritën të shpëtojnë jetën e Senpinar.

Trupi i saj iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore për analiza paraprake që treguan se një plagë me thikë në kraharor ishte shkaku i vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close