Shefi ekzekutiv i Milan: Futbolli do të kthehet në kohën e duhur

Gazidis beson se futbolli do të kthehet në kohën më të duhur, pasi aktualisht gjithçka është suspenduar.

Futbolli do të kthehet, por jo para se të vihet nën kontroll pandemia Covid-19, insiston shefi ekzekutiv i Milan.

“Futbolli do të kthehet në kohën e duhur, por jo para se bota ta kalojë këtë emergjencë” ka thënë Gazidis, transmeton lajmi.net.

“Prioriteti i Milan është dhe do të jetë shëndeti dhe siguria e lojtarëve dhe stafit, si dhe komunitetit lokal” ka shtuar shefi ekzekutiv i ‘Rosoneri’.

Besohet se kampionati italian, Serie A, do të rifilloj më 3 ose 9 maj. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close