Shakhtar nuk përmbahet ndaj Baselit, siguron gjysmëfinalen në Ligën e Evropës

Skuadra nga Ukraina, ka arritur që në çerekfinale të mposht me lehtësi Baselin e Zvicrës, me rezultat 4:1.

Junior Moraes që në minutën e 2’ i dha epërsinë Shakhtarit, shkruan lajmi.net.

Braziliani Taison në minutën e 22’, dyfishoi epërsinë në 2:0.

Në minutën e 75′, Alan Patrick nga penalltia çoi në 3:0 rezultatin, para se Dodo të shënonte për 4:0.

Golin e vetëm për Basel e shënoi Ricky van Wolfswinkel, në kohën shtesë të ndeshjes.

Në gjysmëfinale, Shakhtar do të takohet me italianët e Interit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close