Xhiroja e parë e sezonit të ri 2020/2021 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut e paraparë të startojë më 9 gusht sjell derbin shqiptarë Shkupi-Shkëndija. Ky nuk do të jetë dueli i vetëm ndërmjet skuadrave shqiptare, pasi në Tetovë ekipi i Renovës do të përballet me Struga Tim&Lum.

Shorti i hedhur sot në Federatën e Futbollit të Maqedonisë caktoi dyshet e xhiros së parë të jenë si vijon:
Shkupi-Shkëndija
Makedonija Gj.P.-Rabotniçki
Bellasica-Sileksi
Pelisteri-Akademia Pandev
Vardari-Boreci Renova-Struga Trim Lum

