Serie A: Vendimi për protokollin mjekësor merret pas dy dite

Serie A ka dërguar një propozim për CTS dhe janë në pritje për aprovimin e këtij propozimi për protokollin mjekësor.

Lega Serie A dhe Asociacioni i Lojtarëve në bashkëpunim me Asociacionin mjekësor, kishin refuzuar protokollin e propozuar nga FIGC në bashkëpunim me Qeverinë e Italisë.

Serie A dëshironte diçka të ngjashme me Gjermaninë dhe Spanjën, ku izolohen individët e infektuar dhe jo e gjithë skuadra.

Propozimi për protokollin ishte hartuar dje dhe ‘Corriere della Sera’ insiston se verdikti arrin të mërkurën, transmeton lajmi.net.

Propozimi ësht hartuar nga Serie A, i është dorëzuar FIGC, kurse këta të fundit i kanë kaluar atë Ministrit të Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora.

Ministri ka kaluar protokollin te CTS për aprovim dhe vendimi pritet të mësohet pas dy ditëve. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close