Serie A: Sot mbahet samiti i radhës

Lega Serie A, FIGC dhe Qeveria e Italisë kanë aranzhuar një diskutim për kërkesat e klubeve të Serie A, transmeton lajmi.net.

Mbrëmë, kaos i madh është shkaktuar rreth protokollit të propozuar për rifillimin më 13 qershor, si dhe për stërvitjet grupore që mund të fillojnë nga e hëna.

Raportimet në Itali thonë se një ‘spektakël’ kundër protokollit është iniciuar nga klubet të cilat kanë kontestuar rikthimin.

Sot, takimi i radhës do të qartësoj shumë gjëra sa i përket vazhdimit të sezonit.

Vendimi do të njoftohet pas samitit që përfshinë Lega Serie A, FIGC dhe Ministrat. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close