Voska Sport sezonin e ri në elitën e futbollit vendor do ta nis nesër ndaj Shkupit në kryeqytet. Para këtij dueli, nga tabori i skuadrës nga Ohri ka folur trajneri Seit Kreka.

“Me sukses kemi zhvilluar fazën përgatitore në Ohër, të gjithë kemi bërë maksimumin dhe jemi të gatshëm për ndeshjet e kampionatit. Uroj të gjithë lojtarët dhe stafin për punën që kanë bërë gjatë kësaj faze. Ne e dimë se sa e rëndësishme dhe sa e vështirë është ndeshja me Shkupin, por ne kemi punuar mirë dhe do ta bëjmë maksimumin që në fund të marrim atë që duam” ka thnë trajneri i Voskës Seit Kreka.
Dueli Shkupi – Voska Sport luhet në “Boris Trajkovski” nga ora 17:00.

