Ndeshja e xhiros së parë në elitë ndërmjet FC Shkupit dhe Voska Sport do të luhet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. Kështu kanë bërë të ditur nga klubi bardhekaltër të cilët njoftojnë për shkak të temperaturave të lartë, stadiumi i Çairit ka pësuar disa dëmtime dhe nuk është në gjendje për të mirëpritur këtë ndeshje,

Ndeshja FC Shkupi – Voska Sport do të zhvillohet të dielën, në ora 17:00, me arbitër kryesor Vllatko Ilioskin nga Prilepi.

