Saviola paralajmëron Lautaron: Nuk është e lehtë të luash me Messin

Drejtuesit e Barcelonës synojnë transferimin e argjentinasit për të sjellë freski në fazën e sulmit, pas transferimet e Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann, nuk kanë dalë të jenë më të qëlluarat.

Por, bashkëvendësi i Lautaro Martinez, Javier Saviola, që edhe vetë ka veshur fanellën e Barcelonës, ka pasur një paralajmërim për yllin e Interit.

“Sinqerisht, Lautaro është një lojtar që mund të jetë shumë i dobishëm për Barcelonën, por të gjithë e dimë se çfarë do të thotë të luash përkrah Lionel Messit dhe yjeve tjerë të mëdhenj. Unë po ju tham, nuk është e lehtë të luani me ta”, ka deklaruar Saviola, përcjell lajmi.net.

Saviola gjatë karrierës së tij në ‘Camp Nou’, ka pasur mundësinë të ndajë zhveshtoren me Lionel Messin, por ky i fundit ishte në fillimet e tij./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close