Sarri: Ky Juventus ka potencial të madh, por nganjëherë më befason

Trajneri Maurizio Sarri është deklaruar pas ndeshjes, duke komentuar paraqitjen e skuadrës së tij.

“Trajneri pret qëndrueshmëri nga skuadra e tij dhe ne nuk e kemi atë as fizikisht, as mendërisht”, ka deklaruar Sarri, përcjell lajmi.net.

“Kemi pasur momente të shkëlqyera, por edhe momente pasiviteti që janë vështirë të kuptohen”.

“Ne kemi luajtur kundër një skuadre të shkëlqyer, dhe Sassuolo nuk bën përjashtim në këtë. Ata fituan katër ndeshjet e fundit dhe nëse konsolidohen, mund të jenë Atalanta e së ardhmes”.

“Ndonjëherë kam përshtypjen se Juventus ka potencial të madh, dhe nganjëherë më lë të habitur sepse lejon që kundërshtari të hyjë në zonën e rreptësisë shumë lehtë. Ne duhet të gjejmë një ekuilibër, dhe kjo nuk është e lehtë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close