Salihu: Kemi lojtarë të kombëtares të izoluar, nuk dihet se çfarë do të ndodh

Tashmë është marrë vendimi që edhe ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të luhet pa tifozë.

Në një prononcim për KosovaPres, Eroll Salihu u shpreh se ende nuk kanë marrë një njoftim zyrtar sa i përket kësaj çështje.

Mirëpo ai gjithashtu ngriti edhe një shqetësim tjetër, duke deklaruar se kemi lojtar të kombëtares të cilët janë të izoluar.

“Gjendja është e jashtëzakonshme tanimë në mbarë Evropën. Ne kemi lojtar në Evorpë dhe disa prej tyre janë të izoluar në karantinë. Ne kemi lojtar edhe në Itali, atje ku janë anuluar shumica e fluturimeve. Nuk dihet se çfarë pritet të ndodh. Jemi në koordinimin me UEFA-n dhe do të presim deri në fund”, u shpreh Salihu.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës luhet më 26 mar s në Shkup, ndërsa Maqedonia Veriore ka marrë vendim që të mbyll për 2 javë shkollat dhe universitetet, kështu duke i anuluar gjithashtu edhe aktivitetet sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close