Rrahmani testohet sërish pozitiv me COVID-19, 8 ditë pasi Napoli konfirmoi shërimin e tij

Për kapitenin e Kosovës, është një moment i çuditshëm, pasi testohet pozitiv, pasi ishte raportuar për shërimin e tij.

Rrahmani fillimisht ishte testuar pozitiv në fund të nëntorit, pas ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës.

Më 2 dhjetor, skuadra e Napolit konfirmoi se e gjithë skuadra janë testuar negative, që nënkuptonte shërimin e Rrahmanit.

Por, sot (e enjte), Napoli njofton se mbrojtësi i Kosovës është testuar pozitiv në COVID-19./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close