Skuadra e Antonio Contes e dinte se duhej të fitonte në ‘San Siro’ nëse dëshironte të kalonte në fazën e eliminimit direkt.

Kur rezultati ishte 0-0 dhe luheshin minutat e fundit të ndeshjes, Sanchez bëri një shkëputje të lartë duke e goditur me kokë një top që vinte nga një harkim nga goditja nga këndi.
Por, kiliani nuk e priste që ajo goditje nga kërcimi i tij do të bllokohej nga Lukaku, kur portieri i Shakhtarit, Anatoliy Trubin, veç ishte i mposhtur.
Ndeshja në fund përfundoi 0-0, dhe u desh të pajtohej me vendin e katërt në grupin B./Lajmi.net/
Lukaku
pic.twitter.com/bI4ZL4iDLI
— – (@Rashfordesque1) December 9, 2020


